Hën. Dhj 10th, 2018

PORTUGALI – Ministri i Mbrojtjes dorëhiqet pas vjedhjes së materialeve luftarake

LISBONË, 12 tetor . – Ministri portugez i Mbrojtjes, Jose Alberto Azeredo Lopes dha dorëheqjen sot pas një afere për vjedhje të materialeve luftarake, që më pas u gjet falë një bashkëpunimi mes hajdutëve të dyshuar dhe ushtarakëve të ngarkuar me hetimin.

“Ish-ministri justifikoi vendimin e tij duke u shprehur se kërkon të evitojë që forcat e armatosura portugeze të dobësohen nga sulmet politike që e shënjestrojnë”, sipas letrës së dorëheqjes të cituar nga agjencia zyrtare “Lusa”.

Në fund të qershorit 2017, disa të panjohur kishin penetruar në një depo me armë të ushtrisë tokësore portugeze në Tankos, në qendër të vendit dhe kishin vjerdhur 150 granata dore, 44 rraketa kundërtank, 18 granata lotsjellëse dhe 1 450 plumba. /G.S/

Kategori