Die. Dhj 16th, 2018

Postimi i Action Bronson me flamurin shqiptar, nervozon maqedonasit

<!– GazetaExpress E shtune, 11 Gusht 2018 16:09–>

Arian Asllani, ose siç të gjithë e njohin – Action Bronson, ditë më parë erdhi në Kosovë pasi do të performoj sonte në festivalin Sunny Hill, që nisi mbrëmë me Dua Lipën. Para se të zbres nata, artisti shqiptar që jeton në Amerikë, vizitoi Shkupin me dy miq të tij.

Ai postoi një fotografi në llogarinë e tij në Instagram me përshkrimin: ‘Vëllezërit e mi dhe unë në Shkup’ duke ia bashkëngjitur edhe flamurin shqiptar në fund të fjalisë.

Kjo gjë mesa duket nervozoi maqedonasit pasi shumë prej tyre komentuan nën fotografi duke thënë ‘pse flamurin shqiptar, është Maqedonia?’.

Kishte edhe nga ata që e ofenduan reperin duke i thënë ‘derr’.

Por, Bronson nuk reagoi dhe nuk mori masa për ta ndryshuar postin apo për ta larguar fotografinë, njofton Klan Kosova.

InfoPasqyra LajmiFundit

Kategori