Pre. Nën 16th, 2018

Premier League, eksperiment me VAR-in në fundjavë

Premier League është i vetmi kampionat i rëndësishëm në Europë që nuk e përdor sistemin VAR. Por, duket se edhe ky kampionat do të dorëzohet përballë teknologjisë, pasi klubet janë të vendosur të arrijnë marrëveshjen për aplikimin e këtij sistemi, duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

Hapi i parë në lidhje me këtë çështje do të bëhet që këtë fundjavë, në 5 prej ndeshjeve të këtij kampionati.

Sistemi VAR do të aplikohet në sfidat Bournemouth-Leicester, Chelsea-Cardiff, Huddersfield-Crystal Palace, Manchester City-Fulham dhe Newcastle-Arsenal.

Në të vërtetë, aplikimi i videoarbitrimit në këto ndeshje do të jetë në formë eksperimentale, që do të thotë se nuk do të ketë ndikim gjatë ndeshjes, pasi salla e videos nuk do të jetë e lidhur me arbitrin në fushën e lojës.

Futbolli anglez e provoi sistemin VAR që sezonin e kaluar, kur e aplikoi në 19 ndeshje të FA Cup dhe Kupës së Ligës, ndërsa tani po bëhet gati që të hyjë edhe në Premier League.

Në total, numri i ndeshjeve në Angli që do të përdorin videoarbitrimin në fushë në të gjithë kompeticionet do të shkojë në 60. Drejtuesit e kampionatit anglez vendosën që të testojnë sistemin VAR, pas polemikave të shpërthyera pas sfidës mes Wolverhampton-Manchester City, kur Willy Boly shënoi gol me dorë duke mos lejuar “Citizens” të fitojnë ndeshjen.

InfoPasqyra/tch

Kategori