Die. Dhj 16th, 2018

Premier Liga Angleze- Liverpul e fillon mbarë, i shënon 4 gola “West Hamit”

TIRANË, 12 gusht/ATSH-Edison Caushi/ – Ekipi i “Liverpul” e ka nisur me këmbë të mbarë ndeshjen e parë të Premier Ligës Angleze duke mposhtur ekipin e “West Ham” me rezultatin e thellë 4-0, në “Anfiled Road”.

Goli i parë i takimit u shënua në minutën e 19-të, me të përhershmin Mohamed Salah i cili shfrytëzoj më së miri një asist të dhenë nga Robertson.

I “çakorduar” nga pësimi i golit si dhe nga presioni i “Liverpul”, ekipi i “West Ham”’ ndëshkohet sërish në minutën e 38-të, me anë të Mane.

Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultatin 2-1, ndërsa pjesa e dytë ishte një pasqyrë e pjesës së parë, pasi të besuarit e “Klop” shënuan edhe 2 gola, një me anë të Mane si dhe me anë të Daniel Starixh, duke u mbyllur takimi në 4-0.

Kategori