Presidenti Sirian në Uashington: Vizitë Historike në Nëntor

SHBA konfirmon vizitën, presidenti sirian Ahmed Sharaa do të vizitojë Uashingtonin në nëntor

Presidenti sirian Ahmed Sharaa do të zhvillojë një vizitë në Uashington gjatë muajit nëntor. Kjo do të jetë vizita e parë e një kreu shteti sirian në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lajmin e ka konfirmuar për Reuters, i dërguari special i SHBA-së në Siri, Tom Barrack. Gjatë vizitës, Siria “shpreson” të bashkohet me koalicionin e udhëhequr nga SHBA-të për të mposhtur Shtetin Islamik.

Këto komente janë bërë nga Barrack gjatë një bisede me gazetarët në margjinat e Dialogut të Manamasë në Bahrein, një konferencë vjetore globale për sigurinë dhe gjeopolitikën.

Scroll to Top