Mër. Jan 23rd, 2019

Prezenca e OSBE-së përshëndet ngritjen e KLP dhe KLGJ

TIRANË, 12 dhjetor . Prezenca e OSBE-së në Shqipëri e mirëpret ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Këshillit të Lartë Gjyqësor – dy institucione themelore për një sistem drejtësie plotësisht funksional, të pavarur, profesional dhe të besueshëm.

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri thekson se do të vijojë të mbështesë Reformën në Drejtësi, e cila do të mund të quhet e përfunduar vetëm atëherë kur të ndihet nga qytetarët shqiptarë, në jetën e tyre të përditshme, në mbarë vendin.

/m.z/r.e/

Kategori