PRINCI ANDREW NË DOSJET E EPSTEIN: FOTO TË REJA E TREGOJNË Duke LUAR ME NJË FËMIJË, PËRDOREN NJË TOP NË FORMË GJOKSI
Pamje të reja të Princit Andrew kanë nxitur reagime të forta nga publiku pas publikimit të tyre nga mediat amerikane.
Fotografitë, të realizuara në vitin 2011, e shfaqin Dukën e atëhershëm të Jorkut të gjunjëzuar përballë një djali të vogël, duke luajtur me të. Në vend të një topi të zakonshëm, ata përdorin një objekt të pazakontë në formë gjoksi të një gruaje.
Një nga imazhet tregon fëmijën duke luajtur me këtë objekt ndërsa Princi Andrew është ulur në tapet pranë tij. Një tjetër fotografi i tregon ata të ulur së bashku në divan.
Mediat amerikane raportojnë se fotot janë realizuar brenda rezidencës së Andrew në Windsor dhe se ai nuk ka qenë i vetëm me fëmijën në momentin kur janë shkrepur pamjet.
Publikimi i këtyre fotove vjen në një periudhë kur emri i ish-princit është rikthyer në vëmendjen e publikut për shkak të zhvillimeve të fundit të lidhura me financierin dhe pedofilin e dënuar, Jeffrey Epstein.
Raportohet se Princi Andrew u arrestua disa ditë më parë me dyshimin për sjellje të keqe në detyrë publike, pas publikimit nga Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës të dosjeve të reja që lidhen me Epstein. Ai u lirua rreth 12 orë më vonë.
Fotografia e parë e tij pas lirimit, ku ai shfaqet duke u përpjekur të shmangë kamerat, u bë menjëherë virale në rrjetet sociale, duke nxitur më tej debatet rreth figurës së tij publike.
