Princi Andrew i Britanisë heq dorë nga titulli i Dukës së Jorkut
Princi Andrew i Britanisë ka njoftuar të premten se do të heqë dorë nga përdorimi i titullit të tij si Dukë i Jorkut, pas viteve të tëra kritikash për sjelljen e tij dhe lidhjet me financierin amerikan Jeffrey Epstein.
Reputacioni i Andrew, vëllait më të vogël të Mbretit Charles dhe djalit të dytë të Mbretëreshës së ndjerë Elizabeth, është dëmtuar rëndë në vitet e fundit, veçanërisht për shkak të lidhjeve të tij me Epstein.
Në një deklaratë, Andrew theksoi se “akuzat e vazhdueshme kundër meje” e shpërqendrojnë vëmendjen nga puna e vëllait të tij të madh, Mbretit Charles, dhe nga puna më e gjerë e familjes mbretërore britanike.
“Prandaj, nuk do të përdor më titullin ose nderimet që më janë dhënë. Siç e kam thënë më parë, i mohoj me forcë akuzat kundër meje”, thuhet në deklaratën e Andrew.