VIDEO/ Shembje në aksin Skrapar-Përmet, asfalti “zbret” mbi një metër poshtë
Situata me rrugët në Shqipëri është kthyer në dramatike së fundmi. Përveçse jugu-lindja e vendit është paralizuar që prej të shtunës pas bllokimit tek Arra e Gurrës, një sërë aksesh të tjerë kanë paraqitur probleme.
Pamjet e siguruara nga News24 tregojnë situatën në aksin nacionar Skrapar-Përmet. Si pasojë e rrëshqitjes së dheut, rruga është shembur. Ajo është çarë në mes dhe një pjesë e konsiderueshme e saj është dëmtuar.
Çarja dhe dëmtimi i rrugës ka ndodhur në fshatin Rog-Çepan, pranë Përmetit. Gjithashtu, prej tre orësh raportohet se është e bllokuar hyrja në qytetin e Skraparit. Kjo pasi në fshatin Buzuq kanë ndodhur shkarje masive shkëmborë në rrugë, ku tashmë po punohet për heqjen e tyre nga aksi nacionale.
