Probleme votimi Vlorë: Pajisjet PEI nuk njohin gishta

Probleme edhe në Vlorë, pajisjet PEI nuk njohin shenjat e gishtërinjve

Procesi i votimit nuk ka nisur ende në katër qendra votimi në Vlorë. Raportohet se në Shkollën Industriale Vlorë, votuesit po hasin probleme me pajisjet e identifikimit, të cilat nuk arrijnë të njohin shenjat e gishtërinjve.

Nga ana tjetër, komisionet e qendrave të votimit nuk kanë mundur të gjejnë regjistrat përkatës. Si pasojë, qytetarët që kanë shkuar për të ushtruar të drejtën e tyre të votës nuk kanë mundur të bëjnë votimin, pasi procesi nuk ka nisur ende.

Në Vlorë, numri i qytetarëve me të drejtë vote është 171,895, të cilët do të votojnë në 232 qendra votimi.

Vlora zhvillon zgjedhje pas dorëheqjes së Ermal Dredhës, pas kritikave të Kryeministrit Edi Rama. Në Vlorë, Brunilda Mersini e Partisë Socialiste, e cila la mandatin e deputetes për të kandiduar si kryebashkiake, do të garojë përballë dy kandidatëve të Partisë Demokratike: Dionis Sota dhe Gjergj Nika, anëtar i Këshillit Bashkiak.

Scroll to Top