Procedim penal për protestuesit para Kryeministrisë

Policia e Tiranës ka nisur procedimin penal ndaj Adriatik Lapajt dhe dy aktivistëve të tjerë, të cilët prej disa muajsh protestojnë para Kryeministrisë. Sipas një njoftimi zyrtar, policia i akuzon Lapajn për tre vepra penale: “Pushtimi i tokës”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 i kanë referuar materialet Prokurorisë, e cila ka nisur procedimin penal për shtetasit A. L., E. H. dhe A. B. për veprat penale të përmendura.

Scroll to Top