Hën. Dhj 10th, 2018

Produktet bio korçare, ekspozohen në panairin “Shqipëria punon tokën”

TIRANË, 13 tetor. – Sheshi “Nënë Tereza” po mirëpret vizitorët në panairin më të madh të bujqësisë në vend sië është “Shqipëria punon tokën”. Edicionin i dytë i panairit më të madh të bujqësisë, blegtorisë dhe agropërpunimit, ka sjellë aromën e prodhimit autokton shqiptar dhe më të mirën e industrisë së përpunimit ushqimor në vend.

Në këtë panair kishte edhe prodhime nga qarku i Korçës, të cilat tërhoqën vëmendjen e të pranishmëve në këtë event.

“Vizitorët të ndalën te stenda e prodhimeve të kësaj zone, për t’i shijuar më të mirat prodhime autoktone të qytetit të Korçës”, shkruan bashkia Korçë./m.z/e.caushi/

Kategori