Kërkesa për miratimin e një projektligji për uljen e çmimit të naftës është rrëzuar me 77 vota pro.
Projekligji, i cili kërkonte një procedurë të përshpejtuar, u paraqit nga Partia Demokratike dhe u dorëzua në Kuvend. Megjithatë, shumica e Partisë Socialiste ka votuar kundër, duke e rrëzuar atë.
Ky zhvillim vjen pas rritjes së ndjeshme të çmimit të karburantit në vend, e cila lidhet me konfliktin në Lindjen e Mesme. Situata ka sjellë gjithashtu në vëmendje aktivitetin e Bordit të Transparencës.
