Prokuroria dërgon për gjykim nipërit e Kapllanajt, akuzat për goditje të oficerëve të BKH-së
Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim tre persona: Ledjan Kapllanaj, Klaudio Kapllanaj (nipër të Kapllanajt) dhe Gerald Kollçaku. Ata akuzohen se kanë goditur efektivët e Operacionales dhe hetuesin e BKH-së gjatë një operacioni të zhvilluar nga SPAK në Fier në muajin prill.
Të tre akuzohen për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, në bashkëpunim.