Prokuroria heton vdekjen e Mirel Çokajt: Dyshime për vrasje

Prokuroria nis hetimet për Mirel Çokajn

Prokuroria ka nisur hetimet për Mirel Çokaj, i cili u gjet i pajetë në një humnerë në Malësinë e Madhe. Prokuroria e Shkodrës ka hapur hetime lidhur me vdekjen e tij, pas dyshimeve për një vrasje të mundshme.

Fillimisht, policia e konsideroi ngjarjen si aksidentale. Megjithatë, pas shqetësimeve të ngritura nga familjarët dhe të afërmit e 40-vjeçarit, Prokuroria e Shkodrës nuk e ka mbyllur çështjen, por ka hapur hetime për veprën penale “shkaktim i vetëvrasjes”.

Personi që ngriti dyshimet për një vrasje të mundshme, duke njoftuar policinë e Malësisë së Madhe, është Rifat Çokaj. Ai është një i afërm i viktimës që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe më parë ka qenë pjesë e policisë, duke mbajtur edhe detyra të rëndësishme.

Scroll to Top