Protesta e fermerëve grekë bllokon aksi Kakavijë-Janinë

Protesta e fermerëve grekë, bllokohet aksi Kakavijë-Janinë

Policia Kufitare Kakavijë, përmes qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se sot, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë do të jetë i bllokuar në kryqëzimin e fshatit Kallpaq. Bllokimi vjen si pasojë e një proteste që do të zhvillojnë fermerët.

Gjatë kohës së bllokadës, do të lejohet qarkullimi vetëm për automjetet që transportojnë raste emergjence shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe u sugjeron atyre që të planifikojnë udhëtimet e tyre në orare të tjera të ditës.

Scroll to Top