Hën. Dhj 17th, 2018

Protesta e studentëve, reagon Basha

TIRANË, 6 dhjetor.- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi nga protesta e banorëve të “Astirit” se qeveria do t’i nxjerrë banorët nga shtëpitë në mes të dimrit.

Duke ju referuar protestës së studentëve, Basha tha se tashmë hajdutëve iu është prishur rehatia.

“Edi Rama nuk investon për arsimin. Lekët që duhet të shkonin për të arsimuar rininë, shkojnë në vend tjetër. Gjithçka nis nga rinia. Dhe kësaj mund t’i kundërvihemi me bashkim. Të rinjtë e kanë kuptuar, do i përshëndes nga zemra. Kanë arritur që të krijojnë një shtangie. I ka prishur rehatin hajdutëve”, – tha Basha.

“Shikoni çfarë po ndodh: Kemi protestën te “Unaza e Re”. Duan t’i nxjerrin nga shtëpitë në mes të dimrit. Kemi protestën në Shkozë që i kanë premtuar me video dhe më zë që nuk do i prishim shtëpitë dhe tani po i prishin. Kemi grabitjen te Teatri Kombëtar, ku duan të prishin një vepër arti për të ndërtuar kulla dhe për të nxjerrë atje 200 milionë euro. Dhe kemi protestën e studentëve. Çfarë i bashkon këto protesta? Një qeveri që ka vetëm grabitjen”, – vijoi ai.

z.tosku/e.caushi/

Kategori