Mër. Dhj 19th, 2018

Protesta/ Ekonomi: Universitetet nuk i informuan studentët

TIRANË, 6 dhjetor. – Deputetja e Partisë Socialiste, Milva Ekonomi e ftuar në një intervistë televizive është shprehur se rektorët dhe universitetet duhet të kishin informuar studentët rreth VKM-së e cila është miratuar që në muajin maj të 2018-ës.

“Reagimi i studentëve erdhi i vonë në kohë, pas 7 muajsh nga vendimi. Prandaj nuk ka qenë i mirë komunikimi në kohën e duhur. Dhe Rektorët nuk e kanë bërë këtë. Do ishte një mësim për të gjithë ne që komunikimi të gjendet në të gjitha format dhe të përcillet te palët e interesuara. U gjetëm të gjithë si të papërgatitur për këtë protestë. Por studentët kanë atë forcën e ndryshimit dhe të menduarit me entuziazëm me nevojën për të pasur gjënë të realizuar shpejt, që kështu unë besoj se reagimi edhe duke qenë se negociatat vijojnë do gjendet një gjuhë për të komunikuar edhe më mirë”, – shton ajo.

Vendimin për shfuqizimin e pikës 4 të VKM-së, deputetja e PS nuk e shikon si një tërheqje të qeverisë por si një reagim të arsyeshëm përballë protestave të studentëve.“”Nuk m’u duk si tërheqje nga qeveria, por një reagim i arsyeshëm. Përsa kohë pati një angazhim kaq të madh studentor për këtë tarifë, besoj se pikërisht këtu është ajo që u nda mes studentëve dhe Ministrisë për ridimensionimin e kësaj tarife. Ulja e tarifës ishte reagim i arsyeshëm. Por, kjo tarifë u vendos që në krye të herës sëbashku me bordet e administrimit të universiteteve dhe kishte qëllim të mirë sepse kërkonte të vendoste një konkurrencë të ndershme mes dhënies së provimit dhe kohës për të mbaruar një provim dhe duke ndjekur eksperiencat botërore”, – theksoi Ekonomi.

Sa i takon investimeve në infrastrukturën universitare, Ekonomi tha se qeveria po vijon investimet në konvikte duke nisur nga ato të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe për të kaluar më pas te ato të Qytetit Studenti. /e.caushi/

Kategori