Protesta me viktima në Iran: Teherani paralajmëron SHBA-në pas kërcënimit të ndërhyrjes
Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të ndërhyjnë nëse Teherani përdor dhunë ndaj protestuesve, ka ardhur një reagim edhe nga Irani.
Një këshilltar i Liderit Suprem të Iranit, Ali Larijani, ka paralajmëruar se çdo ndërhyrje e SHBA-ve rrezikon destabilizimin e rajonit.
Disa qytete në Iran janë përfshirë nga protesta masive, një lëvizje që nisi të dielën për shkak të rritjes së kostove të jetesës. Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të sigurisë lanë gjashtë të vdekur.
