Protesta PD kundër Edi Ramës sot para Kryeministrisë

Berisha bën thirrje për protestën e PD-së: Të gjithë para Kryeministrisë kundër Edi Ramës

Partia Demokratike do të zhvillojë protestën e radhës kombëtare para Kryeministrisë sot, në orën 18:00.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, lideri i PD-së, Sali Berisha, ka kujtuar 22 marsin e vitit 1992, duke e cilësuar si ditën e lindjes së demokracisë. Ai gjithashtu u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të dalin para Kryeministrisë dhe të protestojnë kundër Edi Ramës.

“22 Marsi 1992 – dita kur lindi demokracia. 22 Marsi sot – dita për ta mbrojtur demokracinë! Ora 18:00, të gjithë para Kryeministrisë kundër Edi Ramës, i cili përdor ligjin si mburojë për vjedhjet e tij”, shkruan Berisha.

Scroll to Top