Pak minuta para nisjes së protestës, lideri Sali Berisha mbërrin në selinë blu.
Partia Demokratike zhvillon protestën e dytë kombëtare para Kryeministrisë këtë të shtunë. Vetëm pak minuta para fillimit të protestës, lideri i PD-së, Sali Berisha, ka mbërritur në ambientet e selisë, nga ku do të niset së bashku me mbështetësit e tij drejt Kryeministrisë.
Disa orë para nisjes së protestës kombëtare, Berisha ka dërguar një mesazh, duke theksuar se sot do të jetë dita e guximit qytetar dhe e “gjyqit” që do t’i bëhet qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Protesta e opozitës, e dyta kombëtare pas asaj të mbajtur më 22 dhjetor, ka filluar në orën 17:00.
PD ka intensifikuar protestat, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, pas skandaleve që kanë përfshirë këtë të fundit, si dhe Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.
