Në Shën Peterburg, qindra të rinj dolën në rrugë më 13 tetor, duke kërkuar me forcë largimin e Vladimir Putin-it nga pushteti.
Protestuesit, së bashku me muzikantë rrugorë, interpretonin këngë me përmbajtje kundër luftës, duke sfiduar hapur regjimin.
Ata ekzekutuan këngën “Co-operative Sëan Lake” të reperit Ivan Alekseev, një artist kritik ndaj pushtimit të Ukrainës, i cili është arratisur në Lituani dhe është shpallur “agjent i huaj” nga autoritetet ruse.
Sloganet dhe vargjet e këngës, si “Kur të vdesë cari, do të kërcejmë sërish” dhe “Plaku është ende i ngjitur pas fronit të tij, si të ishte ende viti 1985”, ishin të drejtpërdrejta dhe tallëse ndaj Putin-it.
Kënga e Alekseev-it është kthyer në një simbol rezistence për të rinjtë rusë, të cilët refuzojnë propagandën dhe luftën në Ukrainë.
Titulli i këngës luan me fjalën “Liqeni i Mjellmave”, e cila në periudhën e Bashkimit Sovjetik përdorej për të mbuluar ndryshime politike, por aludon gjithashtu për vendpushimin “Liqeni Kooperativ”, të preferuar nga elita ruse.
Kjo protestë, e shoqëruar me këndim, vallëzim dhe mesazhe politike të forta, pasqyron pakënaqësinë në rritje mes të rinjve në Rusi ndaj udhëheqjes së Kremlinit.