Mër. Jan 23rd, 2019

Protesta, studenti mysliman falet larg turmës

Teksa mijëra studentë kërkonin para Parlamentit që kryeministri Edi Rama të pranonte 8 kërkesat e tyre, njëri prej të rinjve protestues është shkëputur nga turma dhe midis Parlamentit e xhamisë së “Namazgjasë” është filmuar duke u falur.

Ai ka zgjedhur që t’i shmanget turmës dhe të falet sikurse e kërkon feja islame, raporton gazeta “Shqip”.

Protesta e studentëve kundër tarifave, kushteve të këqija në konvikte dhe pedagogëve të korruptuar ka qenë një protestë model në ditët, kur të rinjtë kanë dalë në shesh kundër padrejtësive ndaj tyre.

Lënia mënjanë e politikës për herë të parë në 28 vite dhe pastrimi i mbeturinave përpara Ministrisë së Arsimit pas tubimit, kanë qenë akte qytetarie për t’u vlerësuar.

InfoPasqyra/tch

Kategori