Protesta të dhunshme në Torino, përplasje me policinë

Torino në flakë, protestuesit përplasen me policinë. Momenti kur sulmojnë brutalisht një efektiv (VIDEO)

Torino është përfshirë nga protesta të dhunshme. Mijëra qytetarë dolën në demonstratë për të solidarizuar me qendrën sociale Askatasuna, e cila u zbraz nga autoritetet muajt e fundit. Protesta u shoqërua nga dhunë dhe përplasje me policinë.

Protestuesit hodhën gurë në drejtim të policisë, ndërsa këta të fundit u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës. Një automjet i policisë u përfshi nga flakët, ndërsa zjarrfikësit u përpoqën ta shuajnë. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë kaos, tym dhe dhunë.

Gjithashtu, një grup manifestuesish rrethuan dhe sulmuan brutalisht një polic, duke përdorur edhe çekiç. Një koment në rrjetet sociale shprehej: “Shokët e atyre që bllokuan prezantimin dje po e kthejnë Torinon në ferr së bashku me ‘Maranza’. Jo vetëm që duhen larguar, por këta huliganët e majtë duhet të nxirren jashtë ligjit dhe mbrojtësit e tyre në Pallat të arrestohen.”

Organizatorët kishin parashikuar tre tubime të veçanta në Piazza XVIII Dicembre, Porta Nuova dhe Palazzo Nuovo, të cilat më pas u bashkuan në Piazza Vittorio për të vijuar drejt Corso Regina Margherita.

Scroll to Top