Protestë për resortin në Rrjoll të Velipojës, banorët përplasen me policinë.
Protesta e banorëve të Rrjollit në Velipojë ka nisur me përplasje me policinë. Fillimisht, ata bllokuan rrugën Velipojë-Shëngjin. Më pas, ata ndaluan makineritë e punës dhe punonjësit e kompanisë që kishin filluar punën për ndërtimin e resortit.
Për momentin, banorët kanë arritur të pezullojnë punimet. Sipas tyre, po u vidhet prona dhe fillimi i punimeve është i paligjshëm, pasi në ditët në vijim pritet të zhvillohet seanca gjyqësore për pronësinë.
