VIDEO/ Protesta e tifozëve të Serisë A, derdhin një kamion me jashtëqitje para derës së klubit: “Presidenti është…”
Mungesa e rezultateve të ekipit të Torinos gjatë këtij sezoni ka sjellë pakënaqësi mes tifozëve të kësaj skuadre, të cilët kërkojnë largimin e presidentit Urbano Kairo. Ata mendojnë se presidenti nuk po bën investimet e nevojshme për skuadrën.
Protestat kanë qenë të vazhdueshme në stadium, por së fundmi situata ka marrë një kthesë dramatike me një ngjarje të pazakontë që ndodhi të martën në mbrëmje. Një grup tifozësh shkoi para dyerve të klubit të Torinos, ku vendosën një parullë me mbishkrimin “Presidenti është…”, dhe më pas derdhën para dyerve një kamion me jashtëqitje.
Pas kësaj ngjarjeje, policia italiane ka nisur hetimet për të identifikuar tifozët përgjegjës.
