Më 13 dhjetor në Shkup, protestë e radhës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla, ka njoftuar se protesta e radhës në mbështetje të çlirimtarëve do të mbahet më 13 dhjetor në sheshin “Skënderbeu” në Shkup. Ai shtoi gjatë një konference për mediat se protesta do të fillojë në orën 13:00.
Kjo është protesta e pestë me radhë për ish-krerët e UÇK-së, të cilët po mbahen në Hagë. Protesta vjen pas tubimeve të zhvilluara në Prishtinë, Hagë, Tiranë dhe Strasburg.
