Protesta e opozitës, numri i të arrestuarve arrin në 46
Gjatë protestës së opozitës të zhvilluar dje para Kryeministrisë dhe Parlamentit, 46 persona janë arrestuar nga policia për veprimet e dhunshme të kryera. Përplasjet mes policisë dhe protestuesve filluan menjëherë pas përfundimit të fjalimit të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, kur mbështetësit e tij filluan të hedhin fishekzjarrë dhe molotovë drejt Kryeministrisë. Dhuna vijoi edhe para Kuvendit, ku protestuesit u zhvendosën pas përfundimit të tubimit në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Opozita ka deklaruar se arrestimet janë të paligjshme.
