Protestë për UÇK: Djali i Thaçit mes pjesëmarrësve në Tiranë
Një protestë në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) u mbajt sot në Tiranë.
Mes pjesëmarrësve u shfaq edhe Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Ai u fotografua duke veshur simbole të UÇK-së dhe shoqërohej nga deputeti socialist Taulant Balla.
Vlen të kujtohet se Hashim Thaçi është një nga ish-drejtuesit e UÇK-së, i cili po mbahet në Hagë për shkak të një procesi të nisur në vitin 2020.