Mër. Dhj 19th, 2018

Proto: Nuk kam parë kurrë një portier më të fortë se Strakosha

TIRANË, 15 nëntor . – Portieri i dytë i “Lacios” Silvio Proto, e cilëson Tomas Strakoshën si një nga portierët më të mirë në qarkullim. Skuadra e “Lacios”, afroi Silvio Proton në merkaton e verës.

Pavarësisht se portieri shqiptar është rivali i tij, Proto në një prononcim për mediet italiane nuk i ka kursyer elozhet për Strakoshën që sipas tij është një nga më të mirët dhe ai kurrë nuk ka parë si Thomasi.

“Gjithçka ishte e qartë që në fillim, do të isha portieri i dytë pas, Thomas Strakoshës. Ai është një portier shumë i fortë, i ri dhe i madh fizikisht. Kurrë nuk kam parë një portier të tillë, me aftësi të tilla në portë. Portieri shqiptar ka gjithçka që duhet për të bërë një karrierë të madhe”, u shpreh portieri belg.

Silvio Proto është 35 vjeç, hapësirat për belgun kanë qenë të pakta në këtë sezon, kjo falë formës së mirë të Strakoshës. Ai është aktivizuar vetëm 180 minuta. /o.l//a.g/

Kategori