PS mblidhet më 21 Mars: Vendimi në Kryesi, Rama udhëzon

Asambleja e Partisë Socialiste do të mblidhet më datë 21 Mars.

Vendimi për këtë datë u mor këtë të mërkurë, gjatë një mbledhjeje të zhvilluar në selinë e Partisë Socialiste, ku mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama.

Kryeministri Rama zhvilloi një mbledhje me Kryesinë e Partisë Socialiste duke filluar nga ora 09:00. Takimi u përqendrua në organizimin e brendshëm të partisë, zgjedhjet e pritshme për kryetarët e degëve në muajin qershor, si dhe në caktimin e datës për Asamblenë.

Takimi i fundit i liderit socialist me Kryesinë ishte zhvilluar më 3 Mars. Pas një mbledhjeje të zgjeruar të grupit socialist të martën, kryeministri Edi Rama mblodhi sërish Kryesinë. Gjatë këtij takimi, i cili zgjati vetëm 30 minuta, kreu i qeverisë u dha disa udhëzime anëtarëve të Kryesisë.

Scroll to Top