Kryeministri Edi Rama, pas miratimit të ndryshimeve në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste për gjashtë qarqe të vendit, ka thirrur një mbledhje me drejtuesit politikë.
Takimi do të zhvillohet nesër, në orën 10:00, në selinë e Partisë Socialiste.
Sipas ndryshimeve të miratuara sot, Taulant Balla do të jetë drejtues qarku në Tiranë, ndërsa Blendi Klosi në Durrës. Belinda Balluku do të vijojë të mbajë postin e drejtuesit qarku në Fier.
Gjithashtu, ministrat e rinj të qeverisë Rama kanë marrë funksione si drejtues qarku, si Ermal Nushi në Lezhë dhe Enea Karakaçi në Shkodër.
Emrat e drejtuesve të qarqeve:
- Tiranë: Taulant Balla
- Durrës: Blendi Klosi
- Dibër: Ulsi Manja
- Fier: Belinda Balluku
- Gjirokastër: Mirela Kumbaro
- Vlorë: Bledi Çuçi
- Lezhë: Ermal Nushi
- Kukës: Petrit Malaj
- Shkodër: Enea Karakaçi
- Korçë: Niko Peleshi
- Berat: Ervin Demo
- Elbasan: Arbian Mazniku
