PS refuzon kërkesën e SPAK për Belinda Ballukun

Grupi i PS refuzon kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka zhvilluar sot një mbledhje ku u diskutua raporti i pesë anëtarëve të PS-së në Këshillin e Mandateve, lidhur me kërkesën e SPAK (Prokuroria Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) për dhënien e autorizimit për kufizimin e lirisë së ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.

Pas diskutimeve, Grupi i PS mori vendimin për të refuzuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, duke mos hapur kështu rrugën për arrestimin e saj.

Hartimi i raportit të pestë anëtarëve të PS-së në Këshillin e Mandateve iu besua kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja. Në mbledhje ishin të pranishëm të gjithë deputetët, përfshirë edhe Belinda Ballukun.

Scroll to Top