“`html
PS “Mbrohet” Tiranën në prag të zgjedhjeve lokale, rikthen në kryeqytet Spiropalin, Gjiknurin e Shalsin, vendosin kushte për kryebashkiakët që do të rikandidojnë
Partia Socialiste ka mbledhur Asamblenë për të nisur procesin e zgjedhjeve të brendshme. Socialistët kanë vendosur të bëjnë disa ndryshime në drejtimit politik të qarqeve, duke i kushtuar vëmendje të veçantë Tiranës. Elisa Spiropali, Damian Gjiknuri dhe Eduard Shalsi largohen nga drejtimi në rrethe dhe do të rikthehen në Tiranë.
Ogerta Manastirliu, përveçse drejtuese politike për bashkinë e Tiranës, do të mbulojë edhe Njësinë 9, së bashku me zv/ministrin e Shëndetësisë.
Ndryshimet e drejtuesve politikë në qarqe janë si më poshtë:
- Eduard Shalsi largohet nga Kukësi dhe do të punojë në një Njësi në Tiranë.
- Damian Gjiknuri do të drejtojë një Njësi në Tiranë.
- Fatmir Xhafaj, Taulant Balla dhe Erion Braçe do të drejtojnë Njësinë 5 në Tiranë.
- Elisa Spiropalit i është caktuar gjithashtu një Njësi në Tiranë.
- Ogerta Manastirliu dhe Olti Muzaka do të drejtojnë Njësinë 9 në kryeqytet.
Në fjalën e tij para anëtarëve të Asamblesë, kryetari i PS-së, Edi Rama, foli për rritjen e çmimit të naftës, si pasojë e luftës në Lindjen e Mesme, si dhe për kritikat nga Brukseli dhe Berlini lidhur me anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Nga Asambleja e Partisë Socialiste, Edi Rama ka prezantuar kriterin që do të ndiqet për ata që do të rikandidojnë në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm. Ai theksoi se kushti për çdo kandidat që kërkon një mandat të dytë do të jenë kontratat e lidhura për paketën e maleve dhe ndërmarrjet e përbashkëta.
“Nuk do të ketë asnjë kandidat për t’u rikandiduar si kryetar bashkie pa 10 kontrata të firmosura në kuadër të paketës së maleve dhe pa 3 ndërmarrje të përbashkëta të miratuara. Është e pamundur që kjo gjë të mos merret parasysh, ndërkohë që reforma territoriale i ka vendosur bashkive në qendër gjithë atë territor rural në dispozicion, dhe ai territor shikohet vetëm për punët komunale. Ky është një kusht që të gjithë duhet ta mbajnë parasysh nëse duan të rikandidojnë përsëri. Në ato territore, të gjitha këto të tjerat janë funksion i një jete që nuk zhvillohet duke shkuar në punë, por duke shkuar për të punuar tokën. Paketa e maleve është për ata që kanë tokat e gjyshit. Shqipëria nuk është e mirë për ata që duan të jetojnë si shoqatat e molatovarëve. Por për të tjerët është. Ne po vazhdojmë të fuqizojmë Emergjencat Civile. Ne nuk duam atë që ata na akuzojnë, por duam që shteti të bëhet partner. Jo vetëm zjarrfikëset, por edhe makinat e inspektimeve, makina për shërbime të ndryshme, do t’i prodhojmë në Shqipëri. Kemi nisur që të bëjmë porositë e para dhe t’i prodhojmë këtu”, tha ai.
“`
