PSG vs Çelsi: Enrique pret sfidën në Champions League

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, pret me entuziazëm sfidën kundër Çelsit në raundin e 16-të të Ligës së Kampioneve.

Kampionët aktual do të përballen me kundërshtarin që, në korrikun e kaluar, u mohoi parisienëve triumfin në finalen e Kupës së Botës për Klube, duke fituar me rezultatin e thellë 3-0. Ky ishte i vetmi trofe që skuadra nga Parisi humbi gjatë 12 muajve të fundit.

“Përballja me Çelsin është interesante, si gjithmonë. Jam shumë i lumtur. Do të jetë emocionuese të përballemi me një ekip anglez, por nuk ka ndjenjë hakmarrjeje. Janë gara të ndryshme,” deklaroi Enrique.

Trajneri spanjoll më pas përsëriti statusin e ekipit të tij: “Kjo është rruga jonë, jemi mësuar me këto sfida. Ne jemi kampionët në fuqi dhe, nëse ka ndonjë gjë, problemet janë me të tjerët. Jemi të lumtur që jemi këtu, kjo do të thotë se jemi ende në lojë,” përfundoi ai.

Scroll to Top