Hën. Gus 20th, 2018

PSG “zbërthen” Monacon dhe fiton trofeun e parë

Paris Saint Germain ka fituar trofeun e parë nën drejtimin e trajnerit gjerman Tomas Tuchel, i cili mori drejtimin e skuadrës gjatë muajit qershor.

Kryeqytetasit triumfuan 4-0 në finalen e Superkupës së Spanjës, të luajtur në Shenzhen ndaj skuadrës së Monacos.

Serinë e golave e hapi Angel Di Maria, me një goditje dënimi të ekzekutuar në mënyrë mjeshtërore, ndërsa talenti Nkunku dyfishoi shifrat në minutën e 40′.

Në pjesën e dytë ishte talenti Weah, i cili shënoi golin e tretë, ndërsa në minutat shtesë, Di Maria shënoi golin e dytë personal dhe vulosi rezultatin 4-0.

Vlen të theksohet se titullar në këtë takim ishte edhe legjenda e portës italiane, Gigi Buffon, që gjithashtu iu bashkua PSG-së këtë verë.

Ish kapiteni i Juventusit nuk pati shumë punë në këtë takim, pasi pësoi vetëm dy goditje në kuadrat dhe shijoi spektaklin e skuadrës së tij të re.

InfoPasqyra/tch

Sport – Top Channel

Kategori