Die. Dhj 9th, 2018

Publikohet traileri i parë i plotë për sezonën e re të ‘Narcos’

<!– GazetaExpress E enjte, 06 Shtator 2018 15:36–>

Pamjet e para për “Narcos: Mexico” kanë arritur.

Sezona e katërt e serialit shumë të suksesshëm të Netflix tani po vjen nga një pjesë tjetër.

Në këtë sezone do të ketë ngjarje të karteleve të drogës nga Meksika, për të cilët thuhet se janë edhe me të rrezikshme dhe me më shumë ndodhi se ata të Kolumbisë, shkruan Gazeta Express.

Në serialin dy-gjuhësh rikthehet në rolin kryesor aktori Michael Pena, ndërsa në këtë sezone i bashkohet edhe aktori i njohur Diego Luna.

Ngjarja do të zhvillohet në periudhën kohore të viteve të 80-ta ndërsa seriali do të dalë më 16 nëntor të këtij viti.

Sot Netflix kanë publikuar trailerin e parë të plotë për këtë sezonë, me anë të cilit zbulojnë edhe datën e premierës../Gazeta Express

LajmiFundit

Kategori