Tragjedi në Itali: Punëtor shqiptar humb jetën pas rënies nga skela
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar humbi jetën gjatë punës në një kantier ndërtimi. Viktima është identifikuar si Murat Tafçiu.
Ngjarja u dëshmua nga kolegët e tij, të cilët menjëherë njoftuan ambulancën. Pavarësisht mbërritjes së shpejtë të ekipeve të emergjencës, Z. Tafçiu nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.
Kompania e ndërtimit me seli në Carpi shprehu ngushëllimet për familjen e Murat Tafçiut dhe deklaroi se po bashkëpunon me autoritetet për të sqaruar saktësisht rrethanat e aksidentit.
Ngjarja ka shkaktuar reagime edhe nga autoritetet lokale. Kryebashkiaku i Modenës, Massimo Mezzetti, shprehu ngushëllimet e tij për familjen dhe kolegët e punëtorit.
“I shpreh ngushëllimet më të thella familjes dhe kolegëve të punëtorit që humbi jetën mëngjesin e sotëm teksa punonte në një kantier ndërtimi në qendrën historike të qytetit,” komentoi kryebashkiaku i Modenës, Massimo Mezzetti.
