Punëtor vdes në Romë pas 12 orësh nën rrënoja
Një punëtor humbi jetën në Romë pasi mbeti i bllokuar për rreth 12 orë nën rrënojat e një kulle mesjetare. Zyrtarë të spitalit konfirmuan ndarjen nga jeta të viktimës, Octay Stroici.
Stroici u nxor në orën 23:00 me orën lokale, gati dymbëdhjetë orë pasi një pjesë e Torre dei Conti, një kule pranë Forumit Romak dhe Koloseut, u shemb dhe e zuri poshtë. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve në spitalin ku u dërgua me urgjencë, zemra e tij ndaloi dhe nuk arriti të mbijetojë.
Ministria e Jashtme rumune bëri të ditur se Stroici ishte shtetas rumun, ashtu si edhe një nga tre punëtorët e tjerë të nxjerrë nga rrënojat. Njëri prej tyre raportohet të jetë në gjendje kritike.
Operacioni i shpëtimit të Stroici-t u përshkrua si një akt i jashtëzakonshëm nga zjarrfikësit, të cilët punuan gjatë gjithë natës. Ekipet e shpëtimit përdorën dronë dhe pajisje të pastrimit të rrënojave për ta arritur atë, duke rrezikuar edhe më tej shembjen e kullës së brishtë. Viktimës i ishte ruajtur vetëdija dhe kishte komunikuar me ekipet e emergjencës gjatë gjithë operacionit. Edhe gruaja e tij ndodhej në vendngjarje.
