“Do ta shesim gazin tonë diku tjetër”, Putin: Rusia mund të tërhiqet plotësisht nga tregu evropian.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se Rusia mund të tërhiqet nga tregu evropian i gazit dhe t’i ridrejtojë furnizimet e saj diku tjetër, pa pritur që Bashkimi Evropian të ndalojë importet e saj.
Putin i bëri këto komente të mërkurën, pasi priti në Kremlin Ministrin e Jashtëm hungarez, Péter Szijjártó.
Sipas Putinit, kriza energjetike në BE është rezultat i “politikave të gabuara” të ndjekura nga autoritetet e bllokut gjatë “shumë viteve”. Ai u shpreh kështu para mediave nga Kremlini.
