Putin kërcënon pushtim më të gjerë në Ukrainë

Putin: Do të pushtojmë më shumë territor nëse Kievi e refuzon planin e SHBA-së

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se ushtria ruse do të pushtojë më shumë territor nëse Ukraina refuzon propozimin e paraqitur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai shtoi se Ukraina dhe aleatët e saj evropianë ende ushqejnë iluzione rreth humbjes strategjike të Rusisë.

“Ne i kemi informuar në mënyrë të hollësishme të gjithë miqtë dhe partnerët tanë në Jugun Global, përfshirë Kinën, Indinë, Korenë e Veriut, Afrikën e Jugut, Brazilin dhe shumë vende të tjera, si dhe, natyrisht, anëtarët e CSTO-së (Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive) për këto çështje. Të gjithë miqtë dhe partnerët tanë, dua të theksoj, secili prej tyre, të gjithë, e kanë mbështetur këtë marrëveshje të mundshme”, tha ai gjatë një takimi me anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurisë Ruse.

Scroll to Top