Putin kundër spekulimeve për Lavrov: Nuk e ka humbur mbështetjen

A ka përçarje në Kremlin? Putin i jep fund spekulimeve për Lavrov: Nuk e ka humbur mbështetjen, po përgatitet për…

Presidenti rus Vladimir Putin ka reaguar ndaj spekulimeve për një përçarje të mundshme me ministrin e tij të Jashtëm, Sergei Lavrov. Zërat për një përçarje ishin në rritje që kur presidenti amerikan Donald Trump anuloi një samit të planifikuar me Putinin në Budapest, pas një telefonate mes Lavrov dhe sekretarit të shtetit të SHBA-së, Marco Rubio.

Sipas Financial Times, qëndrimi i palëkundur i Lavrovit thuhet se e ka shtyrë Shtëpinë e Bardhë të anullojë samitin. Megjithatë, Putin ka insistuar se Lavrov nuk e ka humbur mbështetjen e tij, duke shtuar se ai po përgatitet për një takim me zyrtarë amerikanë javën e ardhshme.

Scroll to Top