Putin në Indi, diskuton paqe në Ukrainë dhe tarifat e naftës

Presioni tregtar nga SHBA / Putin në Indi, takohet me kryeministrin Modi: Rusia po punon për një zgjidhje paqësore të konfliktit me Ukrainën

Presidenti rus Vladimir Putin ndodhet në Delhi, ku u takua me kryeministrin Narendra Modi. Presidenti Putin deklaroi se Rusia po punon për një zgjidhje paqësore të konfliktit në Ukrainë dhe falënderoi Indinë për përpjekjet e saj drejt përmirësimit të situatës.

Nga ana e tij, kryeministri Modi theksoi se India nuk është neutrale në luftë, por qëndron në “anën e paqes”.

“Konflikti duhet të marrë fund përmes dialogut dhe diplomacisë. Ne mbështesim një zgjidhje paqësore të konfliktit”, shtoi kryeministri Modi.

Gjithashtu, Putin komentoi tarifat ndëshkuese të SHBA-së ndaj Indisë për blerjen e naftës ruse, duke theksuar se India duhet të ketë të njëjtat mundësi si SHBA-të.

“Vetë Shtetet e Bashkuara ende blejnë karburant bërthamor nga ne për centralet e tyre bërthamore. Nëse SHBA-të kanë të drejtë të blejnë karburantin tonë, pse të mos ketë të njëjtin privilegj edhe India? Kjo çështje meriton një shqyrtim të plotë dhe ne jemi të gatshëm ta diskutojmë atë, përfshirë edhe me Presidentin Trump”, shtoi ai.

Scroll to Top