Putin paralajmëron ushtarët për luftë dimërore

Putin u dërgon mesazh ushtarëve: Përgatituni për luftë edhe gjatë dimrit

Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë thirrje që forcat ruse të përgatiten për luftën gjatë dimrit. Gjatë një vizite në një qendër komande, Putin theksoi se forcat e Moskës duhet të jenë gati për çdo situatë.

Ai gjithashtu falënderoi komandantët për operacionet, të cilat ai i konsideron të suksesshme, duke u siguruar atyre se do të kenë gjithçka të nevojshme për të përballuar luftën me Ukrainën gjatë dimrit të ardhshëm.

Më herët gjatë natës, forcat ruse të Mbrojtjes kanë rrëzuar 45 dronë ukrainas. Ministria e Mbrojtjes njoftoi se sistemet e mbrojtjes ajrore kanë arritur të godasin këta dronë.

Scroll to Top