Zbulim: Vladimir Putin përdor 3 zyra identike në qytete të ndryshme
Dyshohet se Vladimir Putin përdor të paktën tre zyra të ndryshme, në tre vende të largëta, për të regjistruar dhe transmetuar fjalimet e tij drejtuar kombit. Arsyeja e këtij veprimi mendohet të jetë fshehja ose kamuflimi i vendndodhjes së tij për arsye sigurie.
Ky zbulim është bërë nga “Systema”, një njësi hetimore ruse. Pas analizës dhe krahasimit të rreth 700 videove të takimeve, tubimeve dhe fjalimeve të presidentit, hetuesit kanë identifikuar ndryshime të vogla por domethënëse.
Ambientet e këtyre zyrave riprodhojnë thuajse me besnikëri zyrën presidenciale në Novo-Ogaryovo, pranë Moskës. Dy vende të tjera, ku dyshohet se Putin zhvillon veprimtari të ngjashme, janë Soçi, në bregdetin e Detit të Zi, dhe Valdai, një qytet i vendosur midis Moskës dhe Shën Petersburgut.
Dallimet kryesore janë identifikuar te dyert dhe disa elementë të tjerë të mjedisit.
