Putin nuk pyet për “shoqëri”: Largon nga detyra besnikun Ivanov, me të cilin shërbeu në KGB
Presidenti rus Vladimir Putin ka larguar nga detyra në Këshillin e Sigurisë aleatin e tij të ngushtë, Sergei Ivanov. Ivanov, 73 vjeç, është një nga bashkëpunëtorët më të vjetër të Putinit. Të dy kanë shërbyer së bashku në KGB-në e Leningradit.
Ivanov ka mbajtur poste të rëndësishme në qeverinë ruse. Nga viti 2001 deri në 2007 ka qenë ministër i mbrojtjes, më pas zëvendëskryeministër i parë, dhe nga viti 2011 deri në 2016 ka drejtuar administratën presidenciale.
Përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2008, Ivanov konsiderohej si një pasardhës i mundshëm i Putinit. Megjithatë, partia “Rusia e Bashkuar” emëroi Dmitry Medvedev në vend të tij.
Më 16 shkurt, Ivanov u tërhoq nga Këshilli i Sigurisë. Më parë, ai ishte shkarkuar nga pozita e të dërguarit presidencial “me kërkesën e tij”.
