Putin: Trump po bën përpjekje serioze për paqe, përgjegjësia është te Kievi dhe BE-ja
Presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur vlerësim për përpjekjet serioze të ish-presidentit amerikan Donald Trump për t’i dhënë fund konfliktit me Ukrainën. Putin e cilësoi Trumpin si “të sinqertë” në aspiratën e tij për t’i dhënë fund luftës.
“Të thuash se ne hedhim poshtë ose refuzojmë diçka është e papërshtatshme dhe e pabazuar,” tha kreu i shtetit rus.
Putin shtoi se “topi është tërësisht në fushën e të ashtuquajturve kundërshtarë tanë perëndimorë, drejtuesit të regjimit të Kievit dhe sponsorëve të tyre evropianë”.
