Putin, video gabim për Ditën e Gruas, rrjeti shpërthen

“Fyti im… gati sa nuk u kollita”/ Kremlini nxjerr videon e gabuar të Putinit në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ‘shpërthen’ rrjeti

Një video e publikuar nga Kremlini me rastin e mesazhit të presidentit rus Vladimir Putin për Ditën Ndërkombëtare të Gruas ka shkaktuar reagime në rrjet, pasi fillimisht u publikua një version i pasaktë i saj.

Në videon që u shpërnda fillimisht, Putin ndërpret fjalimin e tij teksa lexon mesazhin për gratë, duke thënë se duhet ta përsërisë një pjesë të tij pasi i është tharë fyti.

“E dini, më lejoni ta them përsëri, sepse… fyti im është pak i kruar. Po, është pak i kruar. Gati sa nuk fillova të kollitem. Po flas shumë sot”, dëgjohet të thotë presidenti rus në pamjet që qarkulluan në internet.

Pas publikimit të videos, zyrtarët e komunikimit në Kremlin e hoqën materialin dhe e zëvendësuan me versionin e saktë të mesazhit për Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Megjithatë, pamjet e para kishin filluar tashmë të qarkullonin gjerësisht në rrjetet sociale.

Ngjarja u komentua gjerësisht në internet, pasi videoja e parë tregonte një moment të paplanifikuar gjatë regjistrimit të mesazhit zyrtar të presidentit rus.

Një koment nga përdoruesi @Bricktop_NAFO në Twitter thekson: “Putin dhe regjimi i tij i shkathët publikuan aksidentalisht versionin e gabuar të një videoje që kishin për të nxjerrë, e cila tregon Putinin duke u shprehur dhe kollitur. E fshinë shpejt, por ishte tepër vonë pasi arriti në internet, nuk kishte kthim pas.”

Scroll to Top