Negociata për një marrëveshje paqeje me Ukrainën: Putin do të takohet sot me të dërguarit amerikanë Witkoff dhe Kushner
Presidenti rus Vladimir Putin konfirmoi se do të takohet sot me të dërguarin special të Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, dhe Jared Kushner, dhëndër dhe këshilltar i ish-presidentit amerikan Donald Trump.
Sipas Kremlinit, ata janë ngarkuar me negociimin e kushteve të një marrëveshjeje që synon t’i japë fund luftës së Rusisë me Ukrainën, e cila ka hyrë në vitin e saj të katërt.
Gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë, Putin tha se me përfaqësuesit amerikanë mund të diskutojë edhe përdorimin e mundshëm të burimeve financiare të rezervuara ruse për rindërtimin e zonave të shkatërruara nga lufta.
“Kjo mundësi është duke u diskutuar me përfaqësuesit e qeverisë amerikane,” citohet të ketë thënë ai nga agjencitë ruse të lajmeve.
Presidenti rus bëri të ditur gjithashtu se çështja e përdorimit të disa prej këtyre fondeve do të diskutohet edhe me Presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, me të cilin planifikon të zhvillojë një takim gjatë ditës së sotme.
