Mër. Sht 26th, 2018

Qafë-Shtama tërheq vëmendjen e turistëve gjermanë

TIRANË, 13 Shtator.- Bukuritë natyrore të Parkut Kombëtar të Qafë- Shtamës po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve të huaj.

Ditët e fundit 15 turistë gjermanë vizituan këtë park, i cili ofron një mozaik natyror dhe kulturor.

Turistët gjermanë të apasionuar pas çiklizmit kaluan disa orë aventure në masivin pyjor të parkut, shëtitën në pyjet me pisha të parkut, në shpatet malore, u argëtuan në barin e lëndinave  dhe vlerësuan ujin e  veçantë të kroit të “Nënës Mretneshë”.

Parku Kombëtar i Qafë-Shtamës gjendet rreth 25 km në verilindje të qytetit të Krujës. Mes një natyre të virgjër dhe të thyer, turistë vendas dhe të huaj e shohin si destinacioni i duhur për ecje nëpër shtigje, çiklizëm nëpër terrene të thyera dhe kamping.

Pjesë e Vargmalit të Skënderbeut, Qafë- Shtama ofron një natyrë mbresëlënëse, në një lartësi prej 1100 dhe ngrihet lart deri në Majën e Liqenit, 1725 m mbi nivelin e detit dhe ndërthuret me vlerat kurative, ujin e familjes mbretërore dhe historisë së 90 vajzave krutane që u flijuan te “Shkëmbi i Vajës”./k.s/j.p/

Kategori